SHBA nuk do t’i përgjigjet agresionit të Kinës

John Kirby, zëdhënës i Pentagonit, u tha gazetarëve se vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ishte në përputhje me politikën ‘Një Kinë’.
Ai tha se nuk ka nevojë për ta kthyer atë në krizë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit, përcjell rtv21.tv
Ai shtoi se SHBA-ja është kundër çdo ndryshimi në status quo dhe se çdo dallim duhet të zgjidhet me mjete paqësore.
Zëdhënësi i Pentagonit tha në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë se SHBA-ja nuk do t’i përgjigjet agresionit të Kinës.

Kirby u pyet nëse presidenti Joe Biden e mbështet vendimin e Nancy Pelosi-t për të vizituar Tajvanin.

Ai u përgjigj se Biden “respekton” vendimin e saj./21Media

Back to top button