“SHBA nuk e ka durimin më me Kosovën”, Miftaraj: Mund të kemi reagime nga Trumpi siç bëri me Zelenskyn

(Lajm i përditësuar)
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj në emsionin “Click” në RTV21 foli për raportin e Kosovës me SHBA-në.
Ai tha SHBA mund të ketë reagime për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij SHBA dhe perëndimi nuk e ka më durimin e me Kosovën “që me kalu në aventura që çojnë në pasiguri”.
“Kemi ardhë në një situatë ku mund të presim reagime tipike si me rastin e Grenell ose Trump me presidentin e Ukrainës , jemi një vend aq i vogël me shpenzime ose ndihmave financiare nga SHBA aq të mëdhaja ku ajo politia e butë që SHBA ka bërë përmes USAID mundet me të kalojë në një stad tjetër.”, tha ai.
Miftaraj: Partia në pushtet si duket ka interes të abstenojë nga bërja e qeverisë
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj në emsionin “Click” në RTV21 nuk e përjashtoi faktin se Vetëvendosje dëshiron që në këtë mandate të largohet nga pushteti.
“ Partia në pushtet në bazë të fjalorit në bazë të veprimeve që po shohim si duket ka interes të abstenoj nga bërja e qeverisë, apo kjo pastaj do to t’i hapë rrugë partive opozitare. Unë besoj që Kosova ka në një situatë që ka nevojë për një lider, i cili I tejkalon interesat personale, partiake,elektorale por ka interesat e Republikës së Kosovës”, tha Miftaraj duke shtuar se duhet të realizohen kërkesat e ndërkombëtarëve përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Miftaraj kritkon gjuhën e ashpër të Kurtit në fushatën zgjedhore
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në emsionin “Click” në RTV21 komentoi gjuhën e ashpër të Albin Kurtit në fushatën zgjedhore.
“Partia në pushtet, kryeministri Kurti është sinonim i institucioneve të Ksoovës , ka udhëhequr me qeverinë në 4 vitet e fundit, një kryeministër duhet të ketë kudjes të mirëmbajë njëfarë dialogu me publikun me partitë opozitare të cilat i bëjnë mirë demokracisë. Unë mendoj se nuk ndihet as kryeministrit Kurti por as ne kur patëm një vlerësim nga vëzhguesit ndërkombëtar e nga parlamenti I KiE-së ku të njëjtit e përmenden gjuhën e ashpër që pati kryeministri Kurti”, tha ndër tjerash Miftaraj duke shtuar se këto e zbehën pak procesin zgjedhor./21Media