SHBA nuk ka strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi, thotë Blinken

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë.
Në një fjalim në Varshavë të shtunën, presidenti Joe Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk mund të qëndrojë në pushtet.
Blinken shtoi se Shtëpia e Bardhë, ka sqaruar mbrëmë se, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet për të zhvilluar luftë ose për t’u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër.
”Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi, apo askund tjetër, për këtë çështje. Në këtë rast, si në çdo rast, i takon popullit të vendit në fjalë, varet nga populli rus”, shtoi Blinken./21Media

Back to top button