SHBA: Nuk kemi mospajtime me qeverinë për çështjen e targave

Shtetet e Bashkuara synojnë që vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës – të zbatohet në mënyrë paqësore dhe të mos kontribuojë në rritje të tensioneve, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Ambasada Amerikane thotë se se SHBA-ja, bashkë me partnerët evropianë, beson se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe se, në parim, nuk kanë mospajtime për të.
Por zdhënësi i Ambasadës tha se është kërkuar, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, një shtyrje dhjetëmujore për zbatim të vendimit. Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Back to top button