Qeveria ndan mbi 4 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale

Qeveria ka ndarë edhe 4 milionë e 200 mijë euro për blerjen e barnave esenciale, si mjete shtesë për tremujorin e fundit të vitit 2022.Kërkesa e Shërbimit Spitalor dhe Klinik, Universitar të Kosovës ka marrë mbështetjen e Qeverisë.
Ministri i Finanacave, Hekuran Murati, deklaroi se ka buxhet për ndarjen shtesë me kërkesë së ShSKUK-së.
“Ka qenë kërkesë për ndarje të mjeteve shtesë për sigurimin e barnave esenciale deri në fund të vitit. Bëhet fjalë për shumën prej 4 milionë e 200 mijë e 100 euro dhe mjetet e ndara merren nga kontingjenti i Ministrisë së Financave, nga kategoria mallra dhe shërbime dhe transferohen në Shërbimin spitalor, klinik dhe universitar”, tha Murati.
Qeveria mori vendim për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Mbrojtën e Konsumatorit. Zëvendësi ministri industrisë ndërmarrësi dhe tregtisë Mentor Arifaj, tha se përmes këtij projektligji do të rregullohet e drejta konsumatorit, mbrojtja, kushtet e pa drejta në kontratë si dhe masat mbrojtëse të konsumatorit.
Ndërsa 92 mijë euro u ndanë për Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Vestern Ballkan Samit 2022’’që u mbajt  në kryeqytet. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria po iu bashkohet bizneseve që kanë kontribuar për ta sjelle këtë organizim në Kosovë.
“Bizneset kosovare kanë dhënë kontribut për ta mbështetur këtë konferencë, por meqenëse ka nevojë edhe për mjete shtesë, pjesën e mbetur prej 92 mijë eurove kërkojmë që ta miratojmë me anë të këtij propozimi. “Kjo konferencë ka shërbyer si platformë për promovimin e Kosovës pasi ka mbledhur politikanë, ekonomistë, e personalitet të tjera për diskutimin mbi ekonominë”, tha ministëri i financave, Heukran Murati.
Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka krijuar këshillin organizativ për të shënuar përvjetorin e 110 të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në krye të së cilit u vendos ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku./21Media 

Back to top button