SHBA paralajmëron pasoja nëse Kina ndihmon Rusinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se Kina do të përballet me “pasoja” të ashpra nëse ndihmon Rusinë në luftën kundër Ukrainës, sipas raporteve të mediave amerikane.
Zyrtarë të paidentifikuar thuhet se u kanë thënë mediave të shumta amerikane se Rusia i ka kërkuar Kinës të ofrojë ndihmë ushtarake pasi ajo ka filluar pushtimin.
Ambasada kineze në Washington ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të kësaj kërkese.
Paralajmërimi ka ardhur përpara takimit në Romë, të hënën midis zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe Kinës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Që nga fillimi i krizës, Pekini ka shprehur mbështetje të fortë retorike për aleaten e gjatë të Moskës, por nuk dihet publikisht se ka ofruar ndonjë mbështetje ushtarake apo ekonomike.
Megjithatë, mediat lokale duke cituar zyrtarë amerikanë, kanë bërë se Rusia ditët e fundit i ka kërkuar në mënyrë specifike Kinës pajisje ushtarake, përfshirë dronët. Përgjigja e Kinës ndaj kësaj kërkese nuk dihet./21Media