ShBA paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të armëve kimike ose biologjike
Shtetet e Bashkuara të Amerikës informuan se e kanë paralajmëruar Rusinë për “pasojat dhe implikimet e çdo vendimi të mundshëm rus për të përdorur armë kimike ose biologjike në Ukrainë”.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Joe Biden, Jake Sullivan foli në telefon të mërkurën me sekretarin e Këshillit të Sigurimit rus, gjeneralin Nikolay Patrushev.
Shtëpia e Bardhë tha se kishte kërkuar thirrjen, angazhimin e saj diplomatik të nivelit më të lartë me Moskën që nga një telefonatë në shkurt midis Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe homologut të tij, Sergei Lavrov, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Gjenerali Patrushev është një nga tre besnikët e Putinit që kanë shërbyer me të që nga vitet 1970./21Media