SHBA përkrahë forcat siriane për prishjen e murit Raqqa

SHBA i ka përkrahur forcat Siriane për prishjen e murit Raqqa në luftimin e Shtetit Islamik

Mbështetja e SHBA-së ndaj forcave Siriane ka quar deri tek prishja e murit në qytetin e vjetër Raqqa, në tentativë për ta rimarrë qytetin nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, deklaron ushtria e SHBA-së.

Ata thonë se koalicioni u ka ndihmuar Forcave Demokratike Siriane (FDS) në gjuajtjen e dy zonave të murit historik Rafiqa, shkruan BBC.

FDS-ja e përkrahur nga sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-ja, kanë shpenzuar muaj për rrethimin e qytetit.

Shteti Islamik e pushtoi Raqqa-n në vitin 2014, duke e shpallur si kryeqyteti i “kalifatit”.

Qyteti ka qenë një qendër e rëndësishme e veprimeve të grupit xhihadist, para se Forcat Siriane e rimorën qytetin. Zyrtarët e Shtetit Islamik besohet se kanë ikur drejt provincës Deir al-Zour, e cila është pothuajse nën kontrollin e plotë të Shtetit Islamik.

Sipas koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, rreth 2,500 luftëtarë të Shtetit Islamik janë ende në Raqqa.

Forcat e udhëhequra nga SHBA-ja që nga nëntori kanë provuar të hyjnë në qytet gradualisht, dhe me 6 qershor e realizuan një sulm për ta rimarrë qytetin.
Beteja për qytetin ka qenë mizore për qytetarët atje.

Kombet e Bashkuara raportojnë se më së paku janë vrarë 173 njerëz në qershor, dhe se statistikat e vërteta mund të shkojnë edhe më lart, duke theksuar se “qytetarët” nuk duhet ta pësojnë për hir të fitoreve të shpejta ushtarake.

Mendohet se më shumë se 100,000 njerëz janë bllokuar nga luftimi dhe mbi 300,000 njerëz kanë humbur jetën për 6 vjet të konfliktit në Siri, i cili pati filluar me protestat kundër presidentit Bashar al-Assad para se të përshkallëzohen në një luftë civile të plotë.
11 milionë njerëz janë shpërngulur nga luftimet./ 21Media 

Back to top button