ShBA po i mbyll një rrugë tjetër financiare Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ndërprejnë një rrugë tjetër financiare Rusisë për të paguar borxhet e saj ndërkombëtare, një lëvizje që mund ta shtyjë vendin më pranë falimentimit.
Departamenti Amerikan i Thesarit informoi se do t’i jepte fund një heqjeje që u kishte lejuar zotëruesve të obligacioneve amerikane të pranonin pagesat, duke forcuar sanksionet e vendosura për luftën në Ukrainë.
Derisa rregullat e reja zbatohen vetëm për njerëzit në ShBA, ato do ta bëjnë të vështirë për Rusinë të kryejë pagesa diku tjetër duke pasur parasysh rolin e bankave amerikane në sistemin financiar global, shkruan BBC./21Media

Back to top button