“SHBA po studion propozimin e Rusisë për çështjen siriane”

Propozimi u nënshkrua të enjten nga Rusia dhe Irani

SHBA po shqyrton me kujdes një propozim të Rusisë për krijimin e zonave të sigurisë në Siri, njoftoi sekretari amerikan për Mbrojtjen, Jim Mattis.

“Të gjitha luftërat kanë një fund, prandaj jemi në kërkim prej një kohësh sesi mund të arrijmë në fund të saj”, deklaroi për median kreu i Pentagonit në Kopenhagë.

“Pra në proces shqyrtimi të propozimit, si dhe për të parë nëse do të funksionojë”, shtoi ai.

Propozimi u nënshkrua të enjten nga Rusia dhe Irani, aleatë të regjimit të Bachar al-Assad, dhe Turqia mbështetëse e rebelëve, pa mbështetjen as të qeverisë siriane as të rebelëve.

Uashington e priti me shumë rezerva, duke u shprehur skeptik për rolin e Iranit.

Back to top button