ShBA rihapi ambasadën në Kiev

Ambasada amerikane sot u rihap në Kiev, tre muaj pasi ishte mbyllur shkaku i luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Populli ukrainas, me ndihmën tonë të sigurisë, e ka mbrojtur atdheun e tij përballë pushtimit të pajustifikuar të Rusisë dhe, si rezultat, Yjet dhe Shiritat po valëviten përsëri mbi Ambasadë”, tha Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.
Muajin e kaluar, SHBA-ja u zotua të rivendoste praninë e saj diplomatike në Ukrainë, pas një vizite në vend nga Sekretari Blinken, me ç’rast u takua me Presidentin Zelensky, shkruan BBC./21Media

Back to top button