SHBA sanksione të reja kundër Maduro-s

SHBA kundër Maduros

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj katër zyrtarëve venezuelas në procesin e vënies së presionit mbi presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, zgjedhja e të cilit konsiderohet nga Washingtoni si i paligjshëm, tha në një deklaratë Departamenti i Thesarit i SHBA.

Ky veprim përkon me pjesëmarrjen e nënpresidentit të SHBA-së, Mike Pence në një takim të Grupit Rajonal Lima në Bogota, ku ai pritej të shpallë hapa të mëtejshëm kundër qeverisë së Maduro-s.

SHBA ka njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido për president të përkohshëm të Venezuelës.

Back to top button