Pasuria e ministres së re të Bujqësisë

Dijana Ziviq u emërua sot ministre e Bujqësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka emëruar sot ministre të Bujqësisë, Dijana Ziviq.

Kjo e fundit do ta zëvendësojë ministrin e shkarkuar, Nenad Rikallo.

Ziviq para se të emërohej ministre, Ziviq kishte shërbyer si këshilltare e Slobodan Petroviqit në Kuvendin e Kosovës, kur ky i fundit kishte qenë anëtar i Kryesisë së Kuvendit në legjislaturën e kaluar.

Ajo kishte shërbyer këshilltare që nga 2015, ndërsa deklarimin e fundit të pasurisë e kishte bërë në 2017.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017, ministrja Ziviq kishte deklaruar se posedon 10 mijë euro në “Komercijalna Banka”.

Ajo kishte deklaruar edhe 2 mijë euro tjera në po këtë bankë nën pronësinë e bashkëshortit të saj.

Sa ka qenë këshilltare e Sloboan Petroviciq, Ziviq kishte marrë pagë vjetore neto prej 9 mijë e 192 euro e 50 cent.

Ministrja e re, në 2017 ishte edhe në kredi me vlerë prej 5 mijë e 100 euro.

Ndërsa, bashkëshorti i ministres posedon 1 hektar tokë, të cilën e ka vlerësuar 10 mijë euro./Kallxo.com

 

Back to top button