SHBA do të respektojë marrëveshjen për refugjatë me Australinë
Trump më herët e kishte quajtur këtë marrëveshje “të marrë”
Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence gjatë qëndrimit të tij në Sidney ka porositur se vendi i tij do të respektojë marrëveshjen kontroverse për refugjatët me Australinë, sipas të cilës në SHBA do të zhvendoseshin 1.250 azilkërkues.
Reuters përkujton se presidenti amerikan Donald Trump më herët e kishte quajtur këtë marrëveshje “të marrë”./21Media