SHBA thotë se Kombet qëndrojnë të bashkuara për të mbështetur Ukrainën

Njoftimi i Gjermanisë se do të dërgojë tanke kundërajrore në Ukrainë është një ndryshim i madh për një vend që kishte një politikë kundër dërgimit të armatimit të rëndë në zonat e konfliktit.

Ministrat nga 40 vende po mblidhen në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore për të provuar të shpejtojnë dërgesat për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë.

“Kombet nga e gjithë bota qëndrojnë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit perandorak të Rusisë. Ukraina beson qartë se mund të fitojë, dhe po ashtu të gjithë këtu”, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin.

Pas disa javësh presioni mbi qeverinë gjermane për të përmbushur kërkesat e Kievit, ky është zhvillimi më domethënës deri më tani që është shfaqur ndërkohë që zhvillohet një takim i organizuar nga SHBA ndërmjet NATO-s dhe aleatëve të BE-së./21Media

Back to top button