Pas aksidentit të Sinanit, Besnik Qaka i bashkohet festës së dasmës së Dua Lipës

Mungesa e këngëtarit Sinan Vllasaliu në dasmën e yllit shqiptar, Dua Lipa, pas aksidentit që ai përjetoi së fundmi ka bërë jehonë në mediat roze. Megjithatë, në këtë ngjarje të rëndësishme për Dua Lipen po merr pjesë këngëtari i njohur Besnik Qaka.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga Nesim Maxhuni, i cili ka treguar se Besnik Qaka iu bashkua grupit pa hezitim për të qenë pjesë e festimeve dhe për të dhënë mbështetjen e tij në këtë moment të veçantë.
“Faleminderit Besnik Qaka që pa hezitim osht’ bashkangjitë në këtë event”, ka shkruar Maxhuni, ndërsa ka shprehur edhe gëzimin që Sinani i ka shpëtuar aksidentit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?