SHBA thotë se Rusia ka deri në 190,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën

Uashingtoni vlerëson se “Rusia ndoshta ka grumbulluar 169,000-190,000 personel në Ukrainë dhe afër saj”, tha ambasadori i SHBA në Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), Michael Carpenter.
Sipas tij më 30 janar, ky numër ishte rreth 100,000, transmeton rtv21.tv.
“Ky vlerësim përfshin trupat ushtarake përgjatë kufirit, në Bjellorusi dhe në Krimenë e pushtuar; Gardën Kombëtare Ruse dhe njësi të tjera të sigurisë së brendshme të dislokuara në këto zona; dhe forcat e udhëhequra nga Rusia në Ukrainën lindore”, tha Carpenter në një deklaratë.
Diplomati theksoi gjithashtu se SHBA ishte “e vetëdijshme se Rusia synon të krijojë një pretekst për të justifikuar një pushtim në Ukrainë”.
“Ne kemi raporte nga burime të shumta që ofrojnë detaje mbi përpjekjet e Rusisë për të fabrikuar “provokime ukrainase” të supozuara dhe për të formuar një narrativë publike që do të justifikonte një pushtim rus”, ka shtuar ai./21Media

Back to top button