ShBA thotë se s’kanë parë asnjë provë të trupave të Bjellorusisë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se nuk ka parë asnjë provë që trupat nga Bjellorusia – e cila është një aleat i ngushtë i Rusisë – janë në Ukrainë.

Ukraina ka thënë se ka frikë se Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus në orët e ardhshme – dhe ka akuzuar Rusinë për bombardimin e një fshati në Bjellorusi për të provuar të provokojë Bjellorusinë që të përfshihet. BBC raporton se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimin.

Të premten, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Bjellorusisë, Belta, Bjellorusia dhe Rusia kanë rënë dakord që Moska të furnizonte së shpejti aleatin e saj me pajisjet ushtarake më të përditësuara.

Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA-së, John Kirby ka thënë se nuk kanë parë asnjë indikacion që trupat ose forcat bjelloruse kanë lëvizur brenda Ukrainës.

“Ne nuk po gjurmojmë ndonjë përfshirje të afërt nga forcat bjelloruse. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhte ose se nuk do të ndodhte.”, ka thënë ai./21Media

Back to top button