SHBA: U nda nga jeta patrioti Shaqir Gashi

Ishte ndër veteranët e lobimit për çështjen Shqiptare në SHBA

Komuniteti shqiptaro – amerikan njofton së ditë më parë në Nju Jork të SHBA-ve u nda nga jeta patrioti Shaqir Gashi. Nderimet e fundit për të ndjerin mbahen sot në Shtëpinë Mortore Farenga Brothers në Allerton Avenue, në Bronx nga ora 3.00 pas dite deri në 9.00 të mbrëmjes, ndërsa varrimi bëhet nesër në ora 11.00 para dite në varrezat Kensiko në Vallhala te Nju Jorkut. I ndjeri Shaqir Gashi ishte nder veteranët e lobimit për çështjen Shqiptare në SHBA. Si restorantuer i sukseshëm, që hapi mbi 20 restaurante në Nju Jork, ndihmoj pa kursyer në organizimin e lobimit modern të shqiptaro – amerikanëve. Restorantet e Shaqir Gashit ishin vendtakime, qendra organizimi dhe mobilizimi për çështjen kombëtare në vitet 1980 dhe më pas. Gashi ishte bashkëthemelues dhe një nga mbështetësit vendimtarë financiarë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe kongresistit Joe DioGuardi. Pjesëtar i grupit të ngushtë që udhëtoi me kongresistin Tom Lantos dhe ish-kongresistin Joe DioGuardi në Shqipëri në vitin 1990. Një udhëtim që veç të tjerash zbuloi për herë të parë në histori shpëtimin e hebrejve nga shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore. Deri në ditët e fundit Shaqir Gashi nuk u dal së vepruari për çështjen Shqiptare. Komuniteti Shqiptar ne SHBA do ta kujtoj me respekt patrioten e vet Shaqir Gashi. RTV21 i shpreh ngushëllime famuljes Gashi dhe komunitetit shqiptar te Amerikes.( E pergaditi Halil MULA)/21Media

 

Back to top button