Haziri, pas tërmetit në Gjilan: Nuk ka vend për panik

 

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas tërmetit me intensitet 2.5 shkallë rihteri që e goditi jugun e Gjilanit pasditen e së shtunës, bëri të ditur se nuk ka vend për panik dhe apeloi qytetarët për qetësi.

Siç informoi komuna e Gjilanit, Haziri njoftoi se nuk ka raportime për dëme materiale e as në njerëz.

“Haziri është shprehur se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Sizmologjik të Kosovës, i cili ka raportuar për karakteristikat e kësaj lëkundjeje.”, u bë e ditur në komunikatën e komunës.

Shtabi i emergjencave civile në Gjilan apelon qytetarët që të mos shqetësohen pasi mund të ketë sërish dridhje të vogla, të cilat vijnë pas goditjes së parë, si aktivitet tektonik./21Media

Back to top button