SHBA: Vërshime rrënuese, dhjetëra të vdekur
“Një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë”,kështu i komentoi presidenti amerikan Biden përmbytjet e djeshme nga shirat në disa vise të SHBA-ve
Presidenti amerikan Joe Biden tha se “investimet historike” janë të nevojshme për të adresuar krizën klimatike, pasi verilindja po mbërthen përmbytjet lurse nga tornadot kanë humbur jetën të paktën 41 persona.
SHBA po përballet me shkatërrim të klimës në të gjithë vendin dhe trajtimi i këtij problemi është një “çështje jete a vdekjeje”, tha presidenti.
Sasitë e pashembullta të reshjeve u regjistruan në New York dhe New Jersey.
Disa banorë mbetën të bllokuar në bodrumet dhe makinat e përmbytura.
Guvernatori i New Jersey, Phil Murphy tha se të paktën 23 persona humben jetën në shtetin e tij – shumica e tyre mbërthyer në automjetet e tyre ndërsa uji ngrihej.
Të paktën 14 persona humbën jetën në Nju Jork, përfshirë një djalë dy vjeç. Njëmbëdhjetë prej tyre u mbytën ndërsa ishin bllokuar në bodrumet e përmbytura, thanë zyrtarët
Tre persona vdiqen pranë Filadelfias(Pensilvani), ndërsa një tjeter në Konektikat.
Ndikimi i ndryshimit të klimës në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por dihet se rritja e temperaturave të sipërfaqes së detit e ngroh ajrin sipër dhe e vë më shumë energji në dispozicion për të nxitur uragane, ciklone dhe tajfune. Prandaj, ka të ngjarë qe kjo dukuri normale të jetë më intensive me reshje më ekstreme.
Banorët e apartamenteve Oakwood Plaza po reagojnë pas përmbytjeve të shkaktuara nga mbetjet e stuhisë tropikale Ida, e cila solli shi të fortë, përmbytje dhe tornado në pjesë të verilindjes, në Elizabeth, New Jersey,
Bota e sotme tashmë është ngrohur per rreth 1.2 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk pakësojnë emetimet.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul tha se “ne nuk e dinim që natën e kaluar midis orës 8:50 dhe 9:50 pasdite, qielli do të hapet dhe do të sjellë nivelin e ujit në Ujëvarën e Niagaras në rrugët e Nju Jorkut.”
Një burrë në Flushing, Nju Jork, tha se vendbanimi i tij ishte i prirur të vërshonte “por ajo që pashë mbrëmë është e paimagjinueshme.”
“Unë kurrë nuk kam parë ujë të vijë në të gjitha drejtimet,” tha Tedla Asfaw, 60 vjeç, për BBC. “Është për të të ardhur keq këtu. Ashtë një goditje e madhe për ne.”
Në New Jersey, një tornado rrafshoi fermën më të madhe të qumështit në shtet, shkatërroi çatitë e ndërtesave dhe rrëzoi disa kapanone të mëdha.
Shumë lopë u bllokuan nën hambarët e shembur dhe disa ngordhën, shkruan pronarët e fermave të Wellacrest në faqen e tyre në Facebook.
“Me humbjen shkatërruese të shtëpive në lagjet tona – ne si komunitet kemi pësuar një humbje të madhe duke shkatërruar fermën tonë.”
Shumë linja metroje në New York City mbeten të mbyllura pasi imazhet në mediat sociale treguan ujë që derdhej në stacionet e metrosë.
Regjistrime të tjera tregojnë makina që notojnë në rrugët e përmbytura, dhe thirrjet e “ndihmës” mund të dëgjohen brenda.
Pasagjerët në trena, aeroplanë dhe autobusë kishin ngecur për orë të tëra pa lëvizur sepse përmbytja e bëri udhëtimin të pamundur.
Presidenti Biden tha se përmbytjet e pashembullta në rajon, së bashku me shkatërrimin e sjellë nga Uragani Ida në Luiziana dhe Misisipi dhe zjarret në perëndim, “janë një tjetër kujtesë se këto stuhi ekstreme në krizën klimatike janë këtu”.
Ai tha se do të inkurajojë Kongresin të ndërmarrë veprime mbi planin e tij “Kthimi për mirë”, i cili do të përfshijë “investime historike” në infrastrukturë, duke përfshirë modernizimin e rrugëve dhe urave dhe përmirësimin e rrjeteve të energjisë, sistemet e ujit dhe kanalizimit.
“Ky shkatërrim është kudo,” tha ai. “Ashtë një çështje jete dhe vdekjeje dhe ne jemi të gjithë bashkë në këtë. Kjo është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë, por jam i bindur se do ta përballojmë”./E.D-21Media