Për katër ditë 100 të vdekur nga COVID-19

Nga e hëna deri të enjten 100 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19.
Të hënën u shënuan 20 raste të vdekjes, të martën 26, të mërkurën 22 dhe të enjten 32 raste.
Ndërsa për këto katër ditë janë infektuar 5 mijë e 821 qytetarë me COVID-19.
Kjo ka bërë që spitalet pothuajse të stërmbushen me pacientë, teksa institucionet shëndetësore kanë ngre alarmin për shtimin e kapaciteteve spitalore.
Deri të enjten pasdite, në Kosovë janë dhënë mbi 875 mijë vaksina kundër koronavirusit. Në total, mbi 296 mijë qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza./21Media
 

Back to top button