Shefi i BE-së takon Abdixhikun, diskutojnë për përleshjen në Kuvend dhe situatën në Veri

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog,ka biseduar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku për situatën në very dhe dhe përleshjen e fundit në Kuvend mes pushtetit dhe opozitës.

“Sot në mëngjes me Lumir Abdixhikun e LDK-së kemi shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike, ngjarjet e fundit në Kuvend dhe situatën në veri’’, ka njoftuar Szunyog përmes një postimi në Tiëtter.

Më tej ai deklaroi se zgjidhja e sfidave aktuale kërkon angazhim konstruktiv dhe konsensus politik të të gjithëve.

Back to top button