Shefi i CIA-s thotë se Putini është shumë i shëndetshëm

Nuk ka asnjë informatë nga inteligjenca se Vladimir Putin është i paqëndrueshëm ose në gjendje të keqe shëndetësore, tha drejtori i CIA-s.
Ka pasur në rritje spekulime të pakonfirmuara se Putin, i cili mbush 70 vjeç këtë vit, mund të vuante nga kanceri.
Por, William Burns tha se nuk kishte prova për ta sugjeruar këtë, duke bërë shaka se ai dukej “shumë i shëndetshëm”, transmeton rtv21.tv.
Komentet e tij erdhën pasi SHBA njoftoi se do t’i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë.
Më herët Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se fokusi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ishte më “vetëm” lindja dhe la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë të tilla
“Ka shumë thashetheme për shëndetin e Presidentit Putin dhe me sa mund të themi se ai është plotësisht shumë i shëndetshëm” tha Burns në Forumin e Sigurisë Aspen në Kolorado. Duke iu përgjigjur të qeshurës, ai shtoi se ky nuk ishte një gjykim zyrtar i inteligjencës.
Burns, i cili shërbeu si ambasador në Moskë, tha se ai kishte ishte marrë me liderin rus për më shumë se dy dekada.
SHBA vlerëson se viktimat ruse në Ukrainë deri më tani kanë arritur rreth 15,000 të vrarë dhe ndoshta 45,000 të plagosur.
Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, duke pretenduar në mënyrë të rreme se rusishtfolësit në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës kishin pësuar një gjenocid dhe duhej të çliroheshin.
Pesë muaj më vonë, Rusia ka pushtuar pjesë të lindjes dhe jugut të vendit, por ajo dështoi në qëllimin e saj fillestar për të kapur Kievin dhe që atëherë ka pretenduar se objektivi i saj kryesor ishte çlirimi i Donbasit.
SHBA ka akuzuar Rusinë se po përgatitet të aneksojë pjesë të Ukrainës. Por më herët të mërkurën, ministri i jashtëm rus la të kuptohej se furnizimi i SHBA me armë me rreze të gjatë mund të zgjeronte fokusin ushtarak të Moskës në Ukrainë.
Pavarësisht paralajmërimeve të dukshme të Lavrov, SHBA-ja njoftoi të mërkurën se do t’i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë.
Ukraina do të marrë katër sisteme të tjera raketore të avancuara Himars për të mbajtur përparimin e trupave ruse, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 16, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Ndërkohë, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska iu drejtua Kongresit Amerikan, duke kërkuar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të “na ndihmuar të ndalojmë këtë terror kundër ukrainasve”.
Ajo tha se armët mund të ndihmojnë për të siguruar një “fitore të madhe të përbashkët”./21Media

Back to top button