Shefi i EULEX-it: Situatën në veri po e monitorojmë bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka bërë të ditur se ky mision po monitoron situatën e përgjithshme të sigurisë në katër komunat veriore ku po votohet për largimin ose jo të kryetarëve aktualë.

Barbano ka njoftuar se monitorimi i EULEX-it po bëhet në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat ku po zhvillohet votimi për largimin e kryetarëve”, ka shkruar Barbano në platformën X.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan, po votojnë pro ose kundër shkakrimit të kryetarëve aktualë./21Media

Back to top button