Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se zgjedhjet e fundit në veri, megjithëse u zhvilluan qetë, nuk përbëjnë zgjidhje afatgjate.

Këto deklarime ai i bëri në një intervistë për Deutsche Welle, teksa u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për veprime të matura, në mënyrë që situata të mos shkojë drejt përshkallëzimit.

Wigemark, ripërsëriti faktin se kjo zgjidhja e qëndrueshme, e shumëpërmendur, mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

“Do t’i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur në mënyrë të qetë për të shmangur çdo kërcënim të dhunës dhe për të deskaluar situatën që fatkeqësisht dje doli jashtë kontrollit”, tha Wigemark ndër të tjera./21Media

Back to top button