Shefi i kabinetit të Konjufcës: Serbia kësaj radhe do ta marrë koston e merituar

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka deklaruar se në takimin e Ohrit Serbia do ta marrë koston e merituar.

Përmes një postimi në Facebook të shtunën, pas përfundimit të pjesës së parë të takimit midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Ohër, Kërçeli ka thënë se “Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë”.

“Veç kësaj radhe do e marrë edhe koston e merituar. Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. #meKryeministrin”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër takimi trepalësh në Ohër është duke vazhduar ende./21Media

Back to top button