Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit: Grenell po gënjen

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar Richard Grenellit, për deklaratën se presidentja ia ka bërë të qartë SHBA-ve se nuk është dakord me kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e projekteve amerikane.
Përmes një shkrimi në Twitter, Vela ka thënë se Grenell po gënjen.
“Si Shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, dua t’iu informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vela./21Media
 

Back to top button