Shpërthimi në Liverpool, zyrtarët policorë thonë se bëhet fjalë për incident terrorist

Një shpërthim jashtë një spitali në Liverpool ditën e diel, është shpallur incident terrorist nga zyrtarët policorë britanikë.
Një makinë taksi është përfshirë nga flakët afër hyrjes së spitalit, duke lënë të vdekur pasagjerin dhe duke plagosur shoferin.
Shoferi është shpallur hero nga kryetarja e Liverpool-it, Joanne Anderson, për mbyllje të të dyshuarit brenda në makinë.
Katër burra janë arrestuar në lidhje me incidentin e së dielës.
Pasagjeri në taksi supozohet se ka krijuar një “pajisje të improvizuar shpërthyese”, e cila besohet se ka shkaktuar shpërthimin, kanë thënë zyrtarët kundër-terrorizmit.
Zyrtarë kundër-terrorizmit kanë thënë po ashtu se janë duke hetuar rastin me policinë lokale, dhe se janë duke analizuar se çfarë mund të ketë ndodhur.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ndjen keqardhje për personat e prekur në këtë incident./21Media

Back to top button