Shefi i laburistëve përkrah vendimin e May

Corbyn mirëpret zgjedhjet e parakohshme

Shefi i partisë opozitare laburiste, Jeremy Corbyn deklaroi të martën se e mirëpret thirrjen e kryeministres Theresa May për zgjedhje legjislative të parakohshme më 8 qershor.

“E pres pozitivisht vendimin e kryeministres”, njoftoi Corbyn në një komunikatë.

Kërkesa e shefes së qeverisë konservatore duhet të marrë një mazhorancë me dy të tretat në Parlament që të miratohet.

Back to top button