BE i bën thirrje Turqisë
Të dëshmohet maturi dhe autoritetet
Bashkimi Evropian i bëri të martën thirrje Turqisë për tas filluar një hetim transparent në lidhje me dyshimin për parregullsi që u konstatuan nga ana e vëzhguesve në referendumin kushtetues të së dielës.
“I bëjmë thirrje të gjitha palëve të dëshmojnë maturi dhe autoritetet të nisin një hetim transparent në lidhje me parregullsitë e dyshuara të konstatuara nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, gjatë një konference shtypi në Bruksel.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?