Shefi i NATO-s: Po shohim shkatërrime që s’janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca ushtarake “nuk mund të jetë indiferente” ndaj “luftës brutale të agresionit” që Rusia po i shkakton Ukrainës.
“Ne po shohim akte lufte, sulme ndaj civilëve dhe shkatërrime që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai në një fjalim në Norvegji të enjten.
Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe vlerësoi aleancën për angazhimin përpara me pranimin e Finlandës dhe Suedisë si anëtarë të saj të rinj, transmeton rtv21.tv.
Ai gjithashtu pranoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën ka një kosto.
“Ne paguajmë një çmim për mbështetjen tonë ndaj Ukrainës. Për mbështetjen ushtarake, humanitare dhe financiare. Për sanksionet, të cilat kanë rezultuar në rritje të inflacionit dhe çmime më të larta në vendet tona”, tha ai, duke shtuar:
Stoltenberg tha se NATO nuk mund të lejojë që Rusia të ketë sukses në Ukrainë./21Media

Back to top button