Shefi i OKB-së thotë se lufta duhet të ndalet
Në komentet për seancën speciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën, në takimin në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres ka thënë se luftimet atje duhet të ndalen.
”Po tërbohet në të gjithë vendin, nga ajri, toka dhe deti. Duhet të ndalet tani. Bombardimet me raketa dhe ajrore ruse po godasin qytetet e Ukrainës ditë e natë. Kryeqyteti, Kievi, është i rrethuar dhe nën sulm nga të gjitha anët”, ka thënë Guterres.
Ky i fundit gjithashtu ka thënë se OKB-ja kishte “llogari të besueshme” se sulmet ruse po goditnin ndërtesa banimi, infrastrukturë kritike civile dhe objektiva të tjerë joushtarakë.
”Kjo dhunë e përshkallëzuar – e cila po rezulton në vdekje civile, duke përfshirë fëmijë – është krejtësisht e papranueshme. Mjaftueshem eshte mjaftueshem. Ushtarët duhet të kthehen në kazermat e tyre. Udhëheqësit duhet të lëvizin drejt paqes”, ka shtuar tutje ai.
Ai shtoi se sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duhet të respektohen./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?