Shefi i OKB-së thotë se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte ‘katastrofik’

Udhëheqësit botërorë kanë filluar t’i drejtohen një konference vjetore të sigurisë në Mynih, e cila filloi pak kohë më parë. Siç mund ta imagjinoni, kriza Rusi-Ukrainë është në krye të agjendës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se do të ishte “katastrofike” nëse situata do të përshkallëzohej në një luftë të plotë, transmeton rtv21.tv.
“Me një përqendrim të trupave ruse rreth Ukrainës, jam thellësisht i shqetësuar për tensionet e rritura dhe shtimin e spekulimeve për një konflikt ushtarak në Evropë”, tha Guterres.
“Nëse kjo do të ndodhte, “do të ishte katastrofike”, paralajmëroi ai./21Media

Back to top button