Shefi i OSBE-së: Presim që toka të regjistrohet si pronë e Manastirit të Deçanit

 

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka vizituar Manastirin e Deçanit dhe ka thënë se pret që toka ngjitur të regjistrohet si pronë e Manastirit.

OSBE përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se misioni pret që toka të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit.

“Ambasadori Michael Davenport vizitoi Manastirin e bukur të Deçanit me Igumenin Sava Janjic. Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbështesë Kishën Ortodokse Serbe për të ruajtur trashëgiminë e saj kulturore dhe fetare në Kosovë ndërsa ne presim që toka ngjitur të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit”, thuhet tutje në postim./21Media

Back to top button