Kaloni te përmbajtja kryesore

Shefi i stafit të Kurtit: 14 vjeçarja serbe vdiq si shkak i propagandës serbe

Një vajzë 14 vjeçare e nacionalitet serb vdiq më 15 shkurt si pasojë e një lëndimi për gjatë skijimit ë qendrën skijatore në Brezovicë.
Luan Dalipi, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti lidhur me këtë rast tha se vajza vdiq ë për shkak të propagandës serbe se serbët e Kosovës duhet t’i shmangen trajtimit nga mjekët shqiptarë.
“Një vajzë 14-vjeçare serbe e Kosovës vdes për shkak të një narrative të rreme të propagandës së qeverisë serbe se serbët e Kosovës duhet të shmangin trajtimin nga mjekët shqiptarë të Kosovës. Vajza, për fat të keq, pësoi një lëndim në shpretkë gjatë skijimit në qendrën skijimore në Brezovicë më 15 shkurt. Ajo është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, 2 orë larg, duke anashkaluar dy më të afërtat (Ferizaj-30 min dhe Prishtinë-50 min). Dhe u bë tepër vonë për ta shpëtuar.”, shkroi Dalipi në Facebook.
Ai shtoi se vajza do të shpëtohej po të trajtohet me kohë nga mjekët shqiptarë.
“Janë dhjetëra mjekë shqiptarë me eksperiencë të mirë që mund ta kishin trajtuar vajzën në Ferizaj apo Prishtinë dhe ndoshta, vetëm ndoshta ajo mund të ishte shpëtuar.”, përfundoi ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button