BE: Vendimi për tabelat në veri të zbatohet pas konsultimeve me Komisionerin e Gjuhëve

Pas vendimit të Institucioneve të Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha tabelave të shënuara në qirilic, ka reaguar Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog.

Përmes një postimi në platformën X, Szunyog iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojmë një proces të tillë vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të #Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, ka shkruar Szunuyog.

Sipas tij kjo nënkupton që të merren parasysh komunitetet e prekura./21Media

Back to top button