Deputeti gjerman i reagon Escobarit pasi përmendi dy kushte tjera për Kosovën për anëtarësim në KiE

Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, ka reaguar pas deklaratës së emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar se janë edhe dy kushte të tjera për Kosovën që të pranohet në Këshillin e Evropës.

Abrahami i cili është edhe pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se “ne vlerësojmë shqetësimet e Escobar, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare do të vendos në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”,
Më tej ai ka shtuar “SHBA-ja s’do t’i përmbushte këto kritere “për shkak të dënimit me vdekje”

Back to top button