“Sheherzadja” bëhet nënë për herë të tretë

Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç dje janë bërë prindër për herën e tretë.
Familja e aktorëve të njohur është bekuar me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Leyla.
Mediat turke raportojnë se Berguzar dhe vajza e saj Leyla janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se, muajin e kaluar aktorja ka organizuar një “Baby shower” për të cilin është kujdesur deri në detajin më të vogël.
Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç, të cilët u martuan në 2009, janë prindër të dy djemve./21Media

Back to top button