“Sheherzadja” flet pas lindjes së vajzës: Shumë e hutuar dhe e lumtur

Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç javën e kaluar janë bërë prindër për herën e tretë.
Familja e aktorëve të njohur është bekuar me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Leyla.
Aktorja pas lindjes në Instagram ka publikuar një imazh bardh e zi të realizuar në spital, teksa ka shprehur ndjenjat e saj që u bë me një vajzë.
“Leyla erdhi pikërisht në kohë. Pavarësisht nga padurimi im i zakonshëm, me ardhjen e saj në jetë erdhi një kohë e re. Pak e lodhur, pak e shqetësuar, shumë e hutuar dhe e lumtur.. Faleminderit Zotit Lejla dhe unë jemi të dy mirë me shëndet”, ka shkruar ndër tjera aktorja.
Në fund, aktorja falënderoi të gjithë ata që i qëndruan afër gjatë kësaj periudhe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Berguzar Korel (@berguzarkorel)

Back to top button