“Shehrzadja” shtatzënë mori vaksinen kundër Covid-19: Jam shumë e lodhur

Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç, të cilët u martuan në 2009, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Çifti, i cili ka dy djem, këtë herë do bekohen me një vajzë.
Në javën e 30-të të shtatzënisë aktorja mori vaksinën kundër Covid-19. Ajo ka thënë se ka dashur të vaksinohet pas lindjes së vajzës por për shkak të sigurisë ajo u vaksinua tani.

Berguzar ka treguar se po e kalon një shtatzëni të lehtë dhe se tash kanë vendosur edhe për emrin e vogëlushes, i cili do jetë Leyla./21Media
 

Back to top button