Manchester City pritet të përurojë shtatoret e Kompany dhe Silvas

 
Kampioni i Premier Ligës angleze Manchester City do të prezantojë shtatoret e ish-lojtarëve Vincent Kompany dhe David Silva, para ndeshjes së ditës së shtune kundër Arsenalit.
Po ashtu, në vitin 2020 “Qytetarët” prite që krahas shtatoreve të Kompany dhe Silvas të përurojnë edhe shtatoren e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero.
Kjo treshe ka qenë pjesë kyçe e ekipit anglez, duke e ndihmuar drejt titujve të Premier Ligës angleze, Carling Cup e FA Cup.
Mbrojtësi belg Kompany, i cili tani është në rolin e trajnerit të Anderlecht, ishte kapiten i Cityt në triumfin e tyre drejt titullit të Premier Ligës në sezonin 2011/12, titull ky që ishte i pari pas 44 vitesh.
Kompany fitoi po të njëjtin titull edhe në sezonet 2013/14, 2017/18, dhe 2018/19.
Në anën tjetër, Sergio Aguero i cili u largua nga City drejt Barcelonës këtë verë, është golashënuesi më i mirë i gjitha kohërave për klubin, duke regjistruar plot 260 gola mbi emrin e tij.
Goli i tij më i rëndësishëm vazhdon të jetë ai në ndeshjen kundër skuadrës së QPR, ku në minutat e fundit të ndeshjes ia siguron Manchester Cityt fitoren, dhe titullin e parë të Premier Ligës angleze.
Mesfushori spanjoll David Silva, i cili tani mbron ngjyrat e Real Sociedadit, ishte po ashtu ndër lojtarët kyç përgjatë suksesit të Manchester Cityt, duke bërë 436 paraqitje për klubin nga viti 2010 deri në 2020.
Skulptori i këtyre shtatoreve do të jetë ai me renome botërore Andy Scott. Vendimi për shtatoret e Kompanys, Silvas dhe Agueros ishte nga njëri nga presidentët e klubit, Khaldoon Al Mubarak.

Back to top button