Shembet dheu në një vendpunishte në lagjen Velania në Prishtinë

Pranë një vendpunishte në lagjen Velania, në kryeqytet, është shembur dheu.
Në pamje shihet se një pjesë e trotuarit që janë të parkuara veturat është shembur. Një ekip e zjarrfikësve dhe një patrullë e Policisë shihet në vendngjarje.
Zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, ka thënë se nuk ka të lënduar nga ky rast.
Ai ka njoftuar se kanë qenë të rrezikuara katër automjete të parkuara, por është arritur të bëhet largimi i tyre.
Sipas Shkodrës, qarja është bërë buzë ndërtimit të ri.
Kallxo.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?