Shembet dheu në rrugën Kërçovë-Ohër

Mbrëmjen e sotme në rrugën Kërçovë-Ohër, respektivisht në “Presek” ka rrëshqitje të dheut, si rrjedhojë është bllokuar një pjesë e rrugës, përcjell TV21.
Komunikacioni po zhvillohet vetëm në një korsi. Rrëshqitja e dheut vjen pasi pasditen e sotme në këtë rajon ka reshje të vazhdueshme të shiut dhe borës.
Për momentin policia është në terren, ndërsa pritet të pastrohet rruga nga dheu dhe gurët e shembur./21Media

Back to top button