Shembet dheu në rrugën Shkup- Bllacë, autoritetet me njoftim

Komunikacioni drejt vendkalimit kufitar Bllacë është ndërprerë në të dy drejtimet për shkak të rrëshqitjes së dheut në afërsi të vendit Vrazhji Vir dhe në vendkalim nuk lejohen automjete.
“Në rrugën për në VK Bllacë ka rrëshqitje dheu afër vendit të quajtur Vrazhji Vir. Komunikacioni është i ndërprerë në të dy drejtimet. Automjetet nuk lejohen në pikën kufitare për shkak se vendi i rrëshqitjes së dheut është ende i pakalueshëm”, njoftoi LAMM.
Qytetarët kanë dërguar video në redaksinë e TV21 ku shihet se rruga Shkup-Bllacë në drejtim të Republikës së Kosovës është bllokuar si pasojë e shembjeve të dheut dhe gurëve, përcjell TV21. Pasditen e sotme rruga është e pakalueshme ndërkaq qytetarët thonë se për rastin janë njoftuar autoritetet./21Media

Back to top button