Shembet mbikalimi në Shkodër

Një mbikalim këmbësorësh u shemb pjesërisht mesditën e kësaj të premteje në Shkodër.
Ngjarja ndodhi pranë urës së Bahçallëkut, ku një kamion që transportonte një vinç goditi strukturën metalike.
Si pasojë, u bllokua për disa minuta qarkullimi i makinave. Rruga u hap pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, që bëri të mundur heqjen e strukturës metalike. Ndërkohë shoferi i kamionit, i cili u identifikua pasi u largua nga vendngjarja, u procedua penalisht.

Back to top button