Homazhe tek varri i senatorit Bob Dole nga miqtë dhe bashkëpuntorët e tij

Mirënjohës për përkushtimin e tij të pandërprerë dhe punën e palodhur për popullin shqiptar, posaqërishtë Kosovën, për gjatë tridhjetë viteve të shërbimit të tij si lider i Senatit, burrë shteti dhe hero amerikan, në një vjetorin e varrimit të tij në Varrezat Kombëtare Arlington, në kujtim të senatorit Dole,miku dhe bashkëpuntori i tij Jim Xhema i shoqëruar nga veprimtarë të komunitetit Shqiptaro Amerikan bënë homazhe tek varri i tij në varrezat kombëtare në Arlington.
Në këtë ceremoni homazhe mori pjesë edhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vajza e senatorit Dole Robin Dole  dhe bashkëpuntor dhe miq të tij. Ky 2 shkurt shënon njëvjetorin e varrimit të Senatorit Dole në Varrezat Kombëtare në Arlington, vendin e përmotshëm të herojve amerikan.
Senatori Dole, si kryesues i senatit së bashku me 6 senator në vitin 1990 vizitoj Kosovën dhe u prit nga Presidenti Rugova dhe liderët e shqiptarëve ku dha zotimin para perfaqësuesve te pushtetit serb se ndryshimi po vjen ju pelqej atyre apo jo, me çka edhe filloj badhkëudhëtimi i Amerikës dhe Kosovë që kulmoj me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Respekt e lavdi senatorit Dole./21Media

Back to top button