Shembet një ndërtesë, kërkohet nën rrënoja për të mbijetuar

 
Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në Miami, Florida, pasi një ndërtesë banimi 12-katëshe u shemb pjesërisht, duke lënë të vdekur të paktën një person.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar ndonjë të mbijetuar të bllokuar.
Të paktën tetë persona janë lënduar, transmeton rtv21.tv.
Shembja thuhet të ketë ndodhur rreth orës 02:00.
Është ende e paqartë se sa njerëz ishin brenda ndërtesës në atë kohë.
“Pesëdhjetë e një njerëz që besohet se kanë jetuar në ndërtesë nuk janë kontaktuar dhe janë ende të pagjetur”, tha komisioneri i qarkut José Díaz.
Ekipet e shpëtimit nxorrën 35 persona nga rrënojat, thanë zyrtarët. Dhjetë u trajtuan, nga të cilët dy u dërguan në spital.
Guvernatori i Florida Ron DeSantis tha se ai do të udhëtonte në Floridën Jugore./21Media

Back to top button