UEFA heq rregullin e golit si mysafir

 
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA e ka konfirmuar që rregulli i golit si mysafirë në gara evropiane nuk do të vlejë më, dhe ky vendim hynë në fuqi me fillim të sezonit 2021/22.
Rregulli i golit si mysafirë është përdorur për më shumë se 50 vjet, por nuk do të përdoret më në përballjet me nga dy ndeshje në garat evropiane.
“Pas rekomandimeve nga Komiteti i Garave për Klube të UEFA-s, dhe Komiteti i Futbollit të Femrave, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e ka aprovuar propozimin për të larguar rregullin e golit si mysafirë nga të gjitha garat (për meshkuj, femra dhe rini) në fazën e kualifikimeve për sezonin 2021/22”, shkruante në faqen zyrtare të UEFA-s.

Back to top button