Shembet një ndërtesë, së paku 5 viktima

Së paku pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese 22 katëshe në qytetin më të madh të Nigërisë, Logos.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në rrënojat e bllokut.
Pavarësisht shiut të dendur, ekipet e shpëtimit dhe vendasit janë duke u përpjekur për të nxjerrë të mbijetuar. Deri më tani katër të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat.
Blloku i ndërtuar pjesërisht i apartamenteve luksoze u rrëzua të hënën. Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi shembjen dhe sa njerëz janë bllokuar nën rrënojat, transmeton rtv21.tv.
Ndërkohë, autoritetet lokale kanë urdhëruar një hetim për shembjen dhe janë zotuar të bëjnë publik raportin përfundimtar.
Ka pasur disa shembje ndërtesash në Lagos vitet e fundit.
Në vitin 2019, 10 persona vdiqën pasi një shkollë u shemb në qendrën tregtare. Dhe në vitin 2014, një ndërtesë gjashtëkatëshe u shembë, duke marrë jetën e 116 njerëzve.
Standardet e ndërtimit shpesh janë kritikuar dhe autoritetet shtetërore të Lagos së fundmi kanë nisur një skemë të re për të përmirësuar certifikimin./21Media

Back to top button